Këshillim për familjet me fëmijë të moshës 0 deri 5 vjeç

Këshillimet tona janë të personalizuara dhe të besueshme. Ne ofrojmë këshillime në rreth 200 pika në kantonin e Bernës. Ato janë pa pagesë.

Këshillueset dhe këshilluesit për fëmijërinë e hershme kanë një kualifikim të posaçëm dhe janë në kualifikim të vazhdueshëm. Ata e dinë se si t’i drejtojnë bisedat dhe si të këshillojnë më së miri. Ata kanë ekspertizë të madhe. Dinë t’i trajtojnë më së miri situatat e ndërlikuara. 

A keni pyetje?

Si për shembull

  • Si organizohet kujdesi për fëmijë në kantonin e Bernës? Çfarë ndryshimesh ka?
  • Doni të mësoni më shumë rreth grupeve të lojërave, çerdheve ose kopshteve?
  • Doni të dini se çfarë aktivitetesh ka për fëmijët tuaj?
  • A i njihni shërbimet për familjet në kantonin e Bernës?
  • A i njihni përfitimet për familjet?
  • A keni pyetje për sistemin shëndetësor zviceran?
  • Po kërkoni informacione për ushqyerjen e fëmijëve?
  • Ju nevojiten këshilla për zhvillimin gjuhësor të fëmijëve tuaj?
  • etj.

Tema të tjera këshillimi

Këshillueset dhe këshilluesit tanë ju ndihmojnë për tema të tilla si gjidhënia, ushqyerja, kujdesi, higjiena, zhvillimi, frikërat e fëmijëve, gjumi, të qarat, motrat dhe vëllezërit ose çështjet familjare. 

Na kontaktoni. Përgjigjet do t’i gjejmë së bashku. Jemi në dispozicionin tuaj përmes telefonit, emailit ose në vend. Sipas nevojës, ju vijmë edhe në shtëpi.

Nuk flisni gjermanisht? Flisni vetëm pak gjermanisht?

A njihni ndonjë person që mund të përkthejë për ju? Merreni me vete gjatë këshillimit. Nëse nuk njihni një të tillë, na kontaktoni gjithsesi përmes formularit. Do të sigurojmë ne një përkthyes/përkthyese pa pagesë.

Doni të lini një takim?

Takim këshillim pa pagesë

Përshëndetje

Adresa

Gjuha

Ju nevojitet një përkthyes/përkthyese?

 

Do t’ju kontaktojmë. Më pas, do të lëmë një takim me ju.
Shërbimet tona janë pa pagesë, të personalizuara dhe të besueshme.

Kontakti

031 552 16 16
E hë..-E pre., ora 8:00 deri 19:00
info@mvb-be.ch